KRYEFAQJA » LAJME » APOLONIA-LUSNJA, SOT (14:00), DREJTPËRDREJT NË RTSH
Kukësi - Partizani dhe Tirana - Flamurtari me rrjeta të paprekura

APOLONIA-LUSNJA, SOT (14:00), DREJTPËRDREJT NË RTSH

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit i cili e ka luajtur të premte sot ndeshjen e parë të javës së 17-të, ku, në kuadër të grupit B, Sopoti është mundur 0-2 nga Bylisi, vijon sot me ndeshjet e tjera. Një nga ndeshjet më të spikatura të grupit B është ajo që do të luhet në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, midis Apolonisë dhe Lushnjës, dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Ky derbi i Myzeqesë vë përballë fierakët e vendit të 4-t të renditjes, me 22 pikë, me lushnjarët që kryesojnë në kuotën e 38 pikëve. Transmetimet sportive në Rrjetin e RTSH-së do të vijojnë edhe të dielën dhe të hënën me dy takime futbolli dhe një ndeshje volejbolli. Kështu, duke nisur nga ora 14:00, do të vijë supersfida e futbollit midis Kukësit de Partizanit, ndërsa duke nisur nga ora 18:00, në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale do të vijë ndeshja e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit të Meshkujve, midis Farka Volejit dhe Vllaznisë. Ndërsa të hënën, duke nisur nga 14:00, në TVSH do të vijë ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë, midis Besëlidhjes dhe Burrelit.