KRYEFAQJA » LAJME » Apple, fatura të majme gjobash nga tatimet irlandeze
iphone, taksa, te papaguara, apple, irlandezeve,

Apple, fatura të majme gjobash nga tatimet irlandeze

Apple mund të gjobitet të paguajë miliarda euro për taksat e prapambetura në Republikën e Irlandës nga zyrtarët e konkurencës së Bashkimit Evropian. Vendimi i formës së prerë, që pritet të martën, pason një hetim trevjeçar në çështjet tatimore irlandeze të Apple, të cilat BE-ja i ka identifikuar më parë si të paligjshme. Në ‘Financial Times’ raportohet se fatura do të jetë miliarda euro, duke e bërë atë gjobën më të madhe të taksave në Evropë. Apple dhe qeveria irlandeze kanë gjasa për të apeluar kundër vendimit. Sipas ligjit të BE-së, autoritetet kombëtare tatimore nuk lejohen të japin përfitime tatimore për kompanitë e përzgjedhura. Sipas autoriteteve të BE-së, vendimet e bëra nga qeveria irlandeze në vitin 1991 dhe 2007 lejuan Apple për të minimizuar faturën e saj të tatimeve në Irlandë.