KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arabi Saudite, ndalohet loja e shahut
Arabi Saudite, ndalohet loja e shahut

Arabi Saudite, ndalohet loja e shahut

Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, sheh Abdullah al-Sheikh, ka ndaluar lojën e shahut në vendin e tij duke theksuar se kjo lojë është e ndaluar edhe në islam, pasi nxit bixhozin dhe është humbje kohe. Në një emision televiziv, ai tha se, veç dëmeve të mësipërme, shahu shkakton edhe urrejtje mes lojtarëve. Më herët edhe ajatollahu Ali al-Sistani, i cili është udhëhehqësi më i lartë shiit në këtë vend, e shpalli të ndaluar lojën e shahut. Pas revolucionit të vitit 1979, Irani e ndaloi lojën e shahut duke e quajtur atë “haram”. Por në vitin 1988 udhëheqësi suprem Khameini e shfuqizoi ndalesën për aq kohë sa kjo lojë nuk shërben për bixhoz. Aktualisht, Irani ka një shoqatë shahu, dhe lojtarët i dërgon edhe në gara ndërkombëtare.