KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin
Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Arabia Saudite njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pas krizës mes dy vendeve të fuqishme rivale, krijuar nga ekzekutimi i një lideri fetar shiit në mbretërinë sunite. ”Arabia Saudite vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe u jep 48 orë kohë anëtarëve të përfaqësisë diplomatike iraniane për t’u larguar nga vendi”, deklaroi të dielën në mbrëmje shefi i diplomacisë saudite Adel Al-Jubeir.
”Sulmet kundër përfaqësuesve sauditë përbëjnë një shkelje flagrante të konventave ndërkombëtare”, shtoi Al-Jubeir duke e akuzuar Teheranin se nuk kishte bashkëpunuar pavarësisht kërkesave saudite për forcimin e sigurisë në ambasadën e Riadit në Teheran.