KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arabia Saudite synon një aleance ushtarake të shteteve myslimane si NATO
Arabia Saudite planifikon krijimin e një aleance ushtarake të shteteve myslimane sipas modelit të NATO-s

Arabia Saudite synon një aleance ushtarake të shteteve myslimane si NATO

Arabia Saudite planifikon krijimin e një aleance ushtarake të shteteve myslimane sipas modelit të NATO-s, lajmëruan zyrtarë pakistaneze. Qëllimi kryesor i së ashtuquajtures NATO Islame do të jetë lufta kundër terrorizmit dhe kërcënimet që vijnë nga grupe të tilla si Shteti Islamik. Sipas mediave pakistaneze, autoritetet në Riad tashmë ua kanë transmetuar idenë një pjesë të shteteve islamike, ndërsa disa prej tyre, si Pakistani, kanë shprehur interes për krijimin e aleancës. Zbulimi i planit saudit, vjen menjëherë pas përfundimit të manovrave të mëdha ushtarake në pjesën veriore të Arabisë Saudite, ku morën pjesë forcat nga 21 shtete me shumicë myslimane. Ende nuk dihet nëse në “NATO-n islame” të propozuar nga Arabia Saudite, do të ketë vend edhe për Iranin ndërsa ende nuk ka ndonjë reagim nga izraeli lidhur me këtë ide.