KRYEFAQJA » LAJME » “Arena Kombëtare” përplas Ramën me opozitën
"Arena Kombëtare" përplas Ramën me opozitën

“Arena Kombëtare” përplas Ramën me opozitën

Ndërtimi i “Arenës Kombëtare” shtëpia e Kombëtares Kuq e Zi, është bërë objekt i një tjetër përplasjeje mes qeverisë, personalisht kryeministrit Rama dhe opozitës. Menjëherë pasi FSHF publikoi projektin, opozita doli me një deklaratë të ashpër duke e quajtur “skemë të mirëfilltë korruptive” dhe paralajmëroi se do ta hedhi poshtë kur PD të vijë në pushtet.
Deklaratat e opozitës janë pritur me ironi nga kreu i qeverisë i cili në faqen e tij në Fejsbuk shkruan: “PO ME KOMBETAREN ÇFARE KANE XHANEM?”. Ndërsa PD shprehet se “është në favor të një stadiumi serioz” zoti Rama përgjigjet se ” Stadiumet e gjeneratës së fundit janë të gjithë kështu, jo në formë po në qëllim, kush me kullë vertikale e kush me volume të tjera horizontale; stadiumet duhet të jetojnë 7 ditë në jave jo vetëm kur ka ndeshje. Duhet të jenë objekte me mjedise e hapësira shumëqëllimshe për jetën urbane, të cilat ofrojnë shërbime, argëtim, relaks, për të gjitha moshat”. Si argument të ideve të tij zoti Rama ka sjellë në Fejsbuk një galeri nga stadiume të ndryshme.