KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Argjentinasit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Makri
presidenti argjentines makri kerkohet doerheqje letrat e panamase

Argjentinasit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Makri

Në të njëjtën ditë kur prokuroria e shtetit kërkoi leje për të hetuar Presidentin Argjentinas Maurisio Makri mbi rolin e tij në kompanitë ofshor, qindra protestues u mblodhën para godinës qeveritare në Buenos Aires duke kërkuar dorëheqjen e liderit të tyre. Kjo protestë u zhvillua në të njëjtën kohë me të tjera protesta në pjesë të ndryshme të Argjentinës kundër Makrit, emri i të cilit u përmend në dokumentet e firmës Mosak-Fonseka. Disa protestues mbanin banera ku shkruhej se Makri ishte i korruptuar, kurse të tjerë goditën gardhin e pallatit presidencial nga ku vete Makri po jepte një fjalim televiziv, ku theksoi se nuk kishte asgjë për të fshehur në lidhje me çështjen. Konservatori Makri ka përsëritur vazhdimisht se bëhet fjalë për biznese familjare. Ai është i biri i manjatit Francisko Makri, një nga njerezit më të pasur të Argjentinës. Makri ka deklaruar se ai do të përballej me gjykatën këtë të premte për të vërtetuar se deklaratat e tij janë të vërteta.