KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Argjentinë, televizionit rus i ndërpritet transmetimi
rt tv

Argjentinë, televizionit rus i ndërpritet transmetimi

Autoritetet në Argjentinë kanë njoftuar se kanë vendosur të pezullojnë transmetimin e televizionit rus, RT, vendim që do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh. Televizioni rus që transmeton lajme 24 orë në gjuhën spanjolle në Argjentinë, ka filluar punën në tetor të vitit 2014 me pompozitet, duke dalë me një transmetim të drejtpërdrejtë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentes së atëhershme argjentinase, Kristina Kirshner. Marrëveshja e Argjentinës përfshinte RT-në në televizionin e udhëhequr nga qeveria, duke e bërë televizionin rus të parin që fiton një të drejtë të tillë transmetimi. Kanali televiziv mund të shikohet nga mbi 80 % e popullatës së Argjentinës. Analisti politik, Adrian Salbuci, ka thënë se arsyeja pse Argjentina po ia pezullon transmetimin RT-së, është dhënia e frekuencave të njëjta për transmetuesit vendor.