KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Argjentinë: Zgjedhjet presidenciale fitohen nga Macri
Argjentinë: Zgjedhjet presidenciale fitohen nga Macri

Argjentinë: Zgjedhjet presidenciale fitohen nga Macri

Një balotazh historik në një të dielë me diell në Buenos Aires, Argjentinë, mbi të gjitha për Mauricio Macri. Sipas të dhënave të para kreu i koalicionit të qendrës së djathtë, Cambiemos, ka fituar bindshëm me 53,48%, në zgjedhjet presidenciale kundër peronistit Daniel Scioli, i cili mori 46,52% të votave.

Pak pas mbylljes së qendrave të votimit dolën rezultatet e exit-poll-eve që jepnin shumë shkëputje mes dy kandidatëve. Në selinë e Cambiemos në Buenos Aires filloi festa. Simpatizuesit macristë këndonin dhe kërcenin duke bërtitur Mauricio president. Pas pak foli Marcos Peña, kryesori në stafin e Macri-t. “Jemi shumë, shumë të gëzuar për atë çfarë ka ndodhur sot në Argjentinë”. Njëkohësisht doli edhe Scioli, në hotel NH Bolivar, ku kishte pak njerëz dhe mbizotëronte hidhërimi. Aty ftohet shtypi që “të presë rezultatet përfundimtare”.