KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Arkitektura italiane në Galerinë Kombëtare të Arteve
Galeria-Kombëtare-e-Arteve, tirane, kulture, arkitektura italiane, shekulli i 20

Arkitektura italiane në Galerinë Kombëtare të Arteve

Arkitektura italiane e shekullit të njëzetë vjen në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, nën titullin “Komuniteti Italian”. Ajo përfaqësohet nga dy emra të njohur të arkitekturës së vendit fqinj, Rafaela Poleti dhe Paolo Nikolin. Përmes revistave, librave dhe projekteve, në ekspozitë pasqyrohen qartazi marrëdhënien midis arkitekturës dhe arteve të tjera, si piktura, skulptura dhe fotografia dhe pa dyshim roli i institucioneve kulturore në këto marrëdhënie. Dizajni dhe ndërtimi sjell kompleksitetin e veçantë dhe pasurinë e kulturës arkitektonike italiane dhe aftësinë e saj për t’u frymëzuar dhe për të marrë forcë nga një marrëdhënie e ngushtë me qytetin dhe peizazhin. Botimet i përkasin kryesisht periudhës mes viteve ’70-’90, një momenti kulminant të arkitekturës italiane të shekullit të njëzetë. Ekspozita erdhi në Tiranë, e ndarë në seksione, ashtu sikurse u prezantua edhe në Trieanlen e Milanos nga nëntori i vitit 2015 deri në mars të 2016-s.