KRYEFAQJA » LAJME » Armando Sadiku, “Qytetar Nderi” i Elbasanit
Armando Sadiku, Qytetar nderi i Elbasanit

Armando Sadiku, “Qytetar Nderi” i Elbasanit

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Elbasan miratoi në mënyrë unanime, në mbledhjen e radhës, dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, futbollistit të Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku. Në propozimin e bërë nga kryetari i bashkisë Qazim Sejdini u theksua kontributi i Armando Sadikut, në marrjen pjesë të Kombëtares shqiptare në “Euro 2016” në Francë. Armando Sadiku ishte autori i golit të Shqipërisë në takimin ndaj Rumanisë, takim i cili u fitua 1-0. Sadiku hyri kështu në histori si autori  golit të parë të kombëtares shqiptare në pjesmarrjen e parë në një kampionat europian, si dhe i fitores së parë në një ngjarje të tillë.