KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Armëpushim në Nagorni – Karabak
Armëpushim në Nagorni - Karabak

Armëpushim në Nagorni – Karabak

Azerbajxhani dhe forcat etnike armene të rajonit separatist të Nagorni-Karabakut kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm pas katër ditë luftimesh mes tyre. “Operacionet ushtarake përfunduan sot në mesdite”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit në një deklaratë që u pasua me të njëjtin njoftim nga autoritetet e republikës së vetëshpallur të Nagorni-Karabakut. Më herët, Azerbajxhani kërcënoi se do të ndërmerrte një sulm madhor ndaj kryeqytetit të këtij rajoni. Ministri i mbrojtjes Hasanov deklaroi se trupat ishin udhëzuar të shënjestronin kryeqytetin nëse separatistët nuk ndalonin goditjen me artileri të rëndë të vendbanimeve. Mediat raportuan se numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të konfliktit që rifilloi të premten që lamë pas, ka shkuar në 64.