KRYEFAQJA » LAJME » Arratiset i kërkuari, ndalohen dy policë
Arratiset i kërkuari, ndalohen dy policë

Arratiset i kërkuari, ndalohen dy policë

Dy punonjës të policisë me shërbim në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë, janë ndalua në flagrancë, pasi një person që ata po shoqërorin ka arritur të largohet. Shtetasi kosovar Xhevat Thaqi ishte ndaluar nga policia shqiptare pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por ai mundi tu largohet dy policëve dhe të largohet në drejtim të paditur.
Nuk është hera e parë që persona në ruajtje nga policia shqiptare largohen nga ambientet e saj. Një nga rastet me të bujshme ka qenë ai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur emrin e artit si Stresi, i cili në janar të 2015 u hodh nga kati i dytë i dhomës së izolimit. Shqetësim në rritje mbeten edhe arratisjet nga nga burgjet. Autoritetet thonë se po marrin vazhdimisht masa për të rritur nivelin e sigurisë, por ngjarje të tilla po përsëriten.