KRYEFAQJA » LAJME » “Arrest me burg pa afat” dy trafikantëve të armëve
krimet e renda

“Arrest me burg pa afat” dy trafikantëve të armëve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendos masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Adil Mersinllarin dhe Bledar Muçollarin, të kapur në sajë të operacionit “Moglica”, me armë e municione ushtarake.

Operacioni u realizua duke u nisur nga dyshimet e policisë, se armët mund të shiteshin jashtë vendit. Rrjeti dyshohet se është më i madh ndaj dhe priten të tjera arrestime.

Policia ra në gjurmët e trafikantëve, të cilët u kapën me arsenal armësh duke përdoruar agjentin infiltrues.

Para gjykatës dy banuesit në fshatin Moglicë të Korçës, nuk kanë pranuar të japin shpjegime në lidhje me akuzat, hetimet apo të zbulojnë hollësi të reja.

Strukturat e rendit, në lidhje me këtë grup kishin marrë të dhëna në rrugë operative rreth katër muaj më parë, ku dhe menjëherë nisën gjurmimin.