KRYEFAQJA » LAJME » Arrest me burg pa afat për Gezim Kajno
vrasja e kertushes ne durres

Arrest me burg pa afat për Gezim Kajno

Arrest me burg pa afat, kjo është masa e sigurisë për 31 vjecarin Gezim Kajno, i cili akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës ka zhvilluar seancën e vlerësimit të masës së sigurisë me drejtues gjyqtarin Rexhep Bekteshi. Avokati mbrojtës i të pandehurit tha se nuk kemi të bëjmë me arrestim të ligjshëm, sepse klienti i tij është dorëzuar vetë të nesërmen, ndërkohë që me provat e deritanishme, nuk provohet se kemi të bëjmë me vrasje me dashje me paramendim. Ai kërkoi që gjykata të caktojë si masë sigurie atë të arrestit shtëpiak. Gjyqtari Rexhep Bekteshi kërkoi nga i pandehuri nëse ka gjë për të thënë, por Gëzim Kajno ka deklaruar se sot nuk jam në gjendje për të thënë asnjë gjë.