KRYEFAQJA » LAJME » “Arrest me Burg” për Denis Shmillin
denis shmilli, arrest me burg,

“Arrest me Burg” për Denis Shmillin

Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Denis Shmillit, ish-ushtar i ISIS-it në Siri, i akuzuar për dhunë në familje dhe veprime të turpshme ndaj fëmijëve të tij.

Para gjykatës, Shmilli mohoi akuzën duke pretenduar se ‘është e gjitha një sajesë e ish-bashkëshortes që të më ndalojë takimin me fëmijët’.

Ai i tha Gjykatës që kërkoi të drejtën e takimit me fëmijët dhe se pretendimet e tjera janë sajesa. Edhe avokati mbajti të njëjtin qëndrim, duke kërkuar pyetjen e fëmijëve në prani të psikologut pasi dëshmia e tyre është e shpikur nga ish-bashkëshortja e Shmillit. Prokurori tha se dëshmitë janë marrë në zbatim të ligjit dhe Shmilli akuzohet për dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe vepra të turpshme ndaj fëmijëve të tij. Për këto dyshime, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Disa vite më parë, Shmilli është arrestuar për mbajtjen pa leje të eksplozivëve, i denoncuar po nga ish-bashkëshortja tashmë.