KRYEFAQJA » LAJME » “Arrest me burg” për Shullazin
"Arrest me burg" për Shullazin

“Arrest me burg” për Shullazin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të mërkurën masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Shullazin. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Por avokati i tij ka thënë se “Do të kërkoj paligjshmërinë e arrestit dhe lirimin e Emiljano Shullazit, nuk ka asnjë bazë në prova për arrestimin”. Emri i Shullazit u përmend mjaft javët e fundit si një person i implikuar në zgjedhjet në universitetet shqiptare, duke e akuzuar se u ka bërë presion disa kandidatëve për t’u dorëhequr. Opozita, ish kryeministri Berisha u doli në mbrojtje këtyre të fundit dhe akuzoi segmente të qeverisë dhe drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama. Ky i fundi i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka deklaruar se PS nuk mbështet asnjë kandidat për drejtues universiteti.