KRYEFAQJA » LAJME » Arrest me burg për vrasësin aksidental të policit
Burg për vrasësin aksidental të policit

Arrest me burg për vrasësin aksidental të policit

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 22 vjeçarin Arnold Kola, i cili të dielën në mbrëmje ishte autori i një aksidenti në Kamëz, ku një polic humbi jetën dhe dy kolegë të tij u plagosën. Kola i cili po drejtonte një fuoristradë tip “Lexus”, ishte me shpejtësi të lartë kur goditi furgonin e patrullës së policisë. Ngjarja tërhoqi vemendje jo vetëm për shkak se viktimë ishte një punonjës policie, por edhe për faktin se drejtuesi i mjetit ishte djali i një ish deputeti socialist. Edhe më parë 22 vjeçari ka patur probleme me policinë për shkak të ecjes me shpejtësi me makinë. Një dënim i dhënë kohë më parë, i kishte përfunduar para pak ditësh. Pas kësaj ngjarjeje, ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar edhe më tej kur ka paralajmëruar se aksidentet me pasojë vdekje do të konsiderohen si vrasje. Ministria e Brendshme ka nisur haritimin  e amendameneteve që pritet të miratohen shumë shpejt.