KRYEFAQJA » LAJME » Arrestime në Kosovë
sulmi ndaj kuvendit te kosoves, granatahedhes, arrestime, kosove

Arrestime në Kosovë

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar gjashtë persona që dyshohet të jenë autorë të sulmit me granathedhës të ndërmarrë ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës në datën 4 gusht. Shtetasit me inicialet A.B., A.A., A.D., E.H. P.A. dhe F.K. u arrestuan me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ndërkohë, nga kontrollet e ushtruara në vendndodhjet e personave në fjalë, janë sekuestruar gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, dy pistoleta, një karabinë, municione si dhe prova të tjera, që i lidhin këta persona me rastin në fjalë. Sipas mediave kosovare, të ndaluarit janë aktivistë të Levizjes Vetëvendosje, dhe mes tyre është edhe zëdhënësi i vetëvendosjes Frashër Krasniqi.