KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestime për terrorizëm në Brazil
Arrestime për terrorizëm në Brazil

Arrestime për terrorizëm në Brazil

Policia federale e Brazilit vuri nën pranga 10 pjesetarë të një grupi që pretendohet se po përgatisnin sulme terroriste gjatë lojrave Olimpike të Rios. Dy të dyshuar janë në kërkim. Autoritetet u shprehen se ata nuk ishin anëtare të grupit terrorist të shtetit islamik por ishin përpjekur të hynin në kontakt me këtë grup. Arrestimet u kryen në shtetin jugor të Paranas vetëm dy javë para se të filloje olimpiada. Ministri i drejtësisë Aleksader Moraes tha se të gjithë të arrestuarit ishin shtetas braziliane. Ndërkohë, një gjykatë në Parana u shpreh se nuk kishte indicie se grupi po planifikonte të përdorte armë dhe taktika guerila për të arritur qëllimin e tij. Më shumë se 80 mijë forca policore dhe ushtarake do të patrullojnë në rrugët e Rios gjatë zhvillimit të lojrave, të cilat përfundojnë në datën 21 gusht. Qeveria federale bëri të ditur javën e shkuar se do të vinte një fond shtesë prej 24 milionë dollarësh në dispozicion të masave të sigurisë. Ndërsa komiteti olimpik ndërkombëtar u shpreh pak kohë më parë se Rio ishte gati të priste botën në Lojrat olimpike të 2016, pas vonesave të shkaktuara nga frika e virusit Zika dhe krizave politike që përjetoi vendi.