KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimet në Fier; 4 persona në pranga
arrestim, fier, 4 persona, policia, libofshe

Arrestimet në Fier; 4 persona në pranga

Policia e Fierit arrestoi katër persona pasi u kapën në flagrancë me armë zjarri, municione dhe drogë. Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë nga fshati Libofshë i Fierit. Në sajë të këtij operacioni policia ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, rreth 5000 fara lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 1 armë automatike e tipit kallashnikov me dy karikatorë, 1 armë gjahu teke pa leje, si dhe 1 gjerdan me 23 fishekë për armë gjahu. Pas këtij arrestimi organet policore po sigurohen të marrin masat e duhura ndaj të katër personave të arrestuar.