KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi i dy policëve në burgun e Fierit

Arrestimi i dy policëve në burgun e Fierit

Policia e Fierit prangosi dy punonjës të burgut të Fierit me akuzën për futjen e lëndëve narkotike brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Nga të dhënat zyrtare, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me autoritetet e burgut Fier, beri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 1.Ledio Pashaj, 21 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. 2.Lusiano Rexha, 26 vjeç, banues në Cakran, Fier. (Të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier). Arrestimi i tyre u bë pasi këta punonjës fusnin lëndë narkotike brenda tek të denuarit. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre punonjësve , Neninspektor Ledio Pashaj dhe Lusiano Rexhës, në pjesën e fundshpinës u janë gjetur dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga kontrolli i banesës së shtetasit Lusiano Rexha janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara me ligj” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.