KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestimi i kroatëve për krime lufte
kroate, krime lufte, ushtria-e-serbise,

Arrestimi i kroatëve për krime lufte

Policia e Agjencisë Shtetërore për Investigim dhe Mbrojtje ka arrestuar 10 kroatë të Bosnjës nën dyshimin se kanë kryer krime kundër serbëve nga prilli 1992 deri në qershor 1993 në Orasje, nje qytezë e vogël në verilindje të Bosnjes, në kufirin me Kroacinë.. Prokuroria pretendon se të dyshuarit ishin anëtarë të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, policisë së tij ushtarake dhe forca të policisë, dhe roje në kampet e burgimit dhe objekte të tjera paraburgimi. Ata jane të dyshuar për kryerje të krimeve të luftës kundër një numri mjaft të madh viktimash serbe. Të arrestuarit do t’i dorëzohen prokurorit të shtetit, i cili më pas do të vendosë nëse do të paraqesë një kërkesë për paraburgimin e tyre apo masa të tjera ndaluese.