KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi i Rroshit, PD: “E drejta triumfoi. Dekriminalizimi u vu në jetë…”
PD propozon: Ndërkombëtarët vëzhgues, por jo pjesmarrës

Arrestimi i Rroshit, PD: “E drejta triumfoi. Dekriminalizimi u vu në jetë…”

PD e opozitës ka përshëndetur arrestimin e kryebashkiakut të dorëhequr të Kavajës Elvis Rroshi. “E drejta triumfoi. Dekriminalizimi u vu në jetë…” vlerësohet në një deklaratë të saj të saj të shpërndarë të hënën në mbrëmje. Sipas PD “I diskredituari Elvis Rroshi, modeli i Edi Ramës për pushtetin lokal, edhe pse pati dhe e ka edhe sot mbrojtjen e pakursyer të shefit të rilindjes, ra në më në fund, sepse dekriminalizimi po funksionon”. Por duket se më shumë se kreu i Bashkisë së Kavajës, në deklaratë sulmohet kreu i maxhorancës  Edi Rama. “Rroshi është turpi i Edi Ramës, i Kavajës, i Shqipërisë. Me kandidimin dhe rikandidimin e tij, Rama poshtëroi qytetarët e vendit” shkruhet në deklaratë e cila shton më tej se “Edi Rama, shpejt do ta kuptojnë se po vjen fundi i krimit në politikë”. Për PD “Dekriminalizimi u vu në jetë dhe dekriminalizimi është në shërbim të vendit”.