KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi në Fier
arrestimi, fier, polici, ne kerkim

Arrestimi në Fier

Policia e qytetit të Fierit arrestoi një 45-vjeçar, i dënuar në vitin 1999 me burg për vrasje dhe në vitin 2014 është proceduar penalisht për shkatërrim prone me dashje.Ky shtetas u arrestua për arsye se gjatë mesnatës së djeshme është kapur duke mbajtur me vete një pistoletë TT, me 8 fishekë; një pistoletë Zastava, me 7 fishekë; një silenciator për Zastavën; dy radio marrëse-dhënëse dhe një aparat fotografik. Nga kontrolli që iu bë në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tjetër pistoletë tip Zastava me krëhër me tre fishekë, një automatik me krëhër me 19 fishekë dhe 79 fishekë automatiku, model 56.