KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi pas aksidentit të rëndë në Shkodër
arrestimi, shkoder, vendi, vrasje, policia

Arrestimi pas aksidentit të rëndë në Shkodër

 

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Shkodër ku dy të rinj përplasën dhe hodhën në kanal dy bashkë moshatarë të cilët udhëtonin me motorr. Por ajo që cilësohet e rëndë në këtë aksident është se pas përplasjes dy të rinjtë kanë dalë nga makina e më pas i kanë rrahur dy të aksidentuarit duke i goditur edhe me mjete të forta. Burime të policisë lokale bënë me dije përmes një deklarate për mediat se ngjarja ndodhi në orën 12 e gjysmë dhe pas veprimeve jetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë vetëm për një aksident por tentativë e pastër për vrasje. Dy makinat që drejtoheshin nga vëllezërit Femih dhe Admir Gjorreta i kanë dalë përpara të rinjëve në motoçikletë duke i përplasur e duke i hedhur në një kanal. Më pas me shkop bejsbolli dhe me mjetë të forta ata kanë qëlluar të aksidentuarit të cilët pasi u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës morën mjekimet e para dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale dy dhunuesëve iu sekuestruan dy automjete, një shkop bejsbolli, një krehër pistolete me 8 fishekë si dhe një pistoletë manovër.