KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen 2 persona në Kapshticë, iu gjetën 92kg lëndë narkotike
Arrestohen 2 persona në kapshticë, iu gjetën 92kg lëndë narkotike

Arrestohen 2 persona në Kapshticë, iu gjetën 92kg lëndë narkotike

Dy persona u arrestuan në doganën e Kapshticës pasi, pas një kontrolli të ushtruat në mjetin që ata udhëtonin u gjetën dhe u sekuestruan 92 Kg Canabis Sativa. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë, ku kamioni i tyre u përzgjodh për kontroll të detajuar, u krijuan dyshime se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht tek pjesa e serbatorit u evidentuan : 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.