KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen 3 persona për “krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Arrestohen 3 persona për krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar

Arrestohen 3 persona për “krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Tre persona u arrestuan nga Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në policinë e Tiranës pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njeri–tjetrin nëpërmjet një skeme mashtruese , kanë fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar në organet tatimore si dhe kanë bërë shitje fiktive me fatura tatimore.

Në pranga kanë rënë . Hazbije Leka, 56 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion kontabiliste.

2. Ramazan Leka, 57 vjeç, banues në Tiranë, me profesion ekonomist. Xhevat Benxhaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i shoqërisë “Risa 2013”.

Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia po vijon hetimet për zbulimin edhe të subjekteve të tjera që kanë bashkëpunuar me studion e kontabilitetit të shtetases Hazbije Leka pasi ka dyshime se kanë kryer fshehje të ardhurash nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar në studion e kontabilitietit të shtetases Hazbije Leka

– Dokumenta

– 40 vula

– 10 kasa fiskale subjektesh të ndryshme

– Blloqe tatimore

– 4 njesi kompjuterike

– 1 Server