KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani : Arrestohen 5 persona të dyshuar për sulmet në Parisit
Arrestohen 5persona të dyshuar për sulmet e Parisit

Britani : Arrestohen 5 persona të dyshuar për sulmet në Parisit

Pesë persona, mes të cilëve një femër, janë vënë nën prangat e policisë së Birmingamit këtë fundjavë pasi dyshohet të kenë lidhje me celulën terroriste që organizoi sulmet e Parisit dhe Brukselit. Tre meshkuj të moshave 26, 40 dhe 59 vjeç si dhe një femër 29 vjeçare u ndaluan në Birmingam të enjten e shkuar. Një person tjetër i moshës 26 vjecare u ndalua në aeroportin Getuik mëngjesin e së premtes. 59 vjeçari është liruar me kusht. Të pesë këta persona ishin nga Birmingami. Policia bëri të ditur se ndalimi i tyre u bë i mundur falë një operacioni në bashkëpunim me autoritetet belge dhe ato franceze për të parandaluar kërcënim të mundshëm në Britani pas sulmeve terroriste që tronditen Europën. Megjithatë, sipas autoriteteve britanike, nuk ka patur informata për organizimin e ndonjë sulmi në Mbretërinë e Bashkuar.