KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen 7 inspektorë tatimorë dhe një administrator privat

Arrestohen 7 inspektorë tatimorë dhe një administrator privat

7 inspektorë të Drejtorisë Rajonale Tatimore të tiranes janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit të akuzuar për veprat penale të “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Pas një hetimi një vjeçar policia ka arritur të zbulojë dëmin ekonomik prej 1.2 miliardë që 7 inspektorët në bashkëpunim me një administrator të subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”, që shtrinin aktivitetin në tegëtimin e karburantit kanë shmangur pagimin e taksave për 5 vjet . Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipër shënuar me detyrë inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë gjatë periudhës kohore 2010 deri më 2015 gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale kanë favorizuar subjekte të ndryshme tregtare ndër ta dhe subjekti tregtar “Martini Petrol” me aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve duke e lejuar atë të kryejë aktivitet tregtar pa u rregjistruar në QKR dhe organet tatimore të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 101.805.583 lekë të reja i konsideruar evazion fiskal.

Të arrestuarit janë shtetasi Iliaz Fisheku, administrator i subjekteve tregëtare dhe inspektorët Platon Solis, Ajaz Shehu, Dhimiter Veshi, Arjan Daja, Saimir Kaziu, Bajram Frangu dhe Gentian Subashi.