KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen në flagrancë 3 punonjës të doganës së Tushemishtit

Arrestohen në flagrancë 3 punonjës të doganës së Tushemishtit

Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, finalizuan operacionin “Tushemishti”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Eduart Kushta, me detyrë doganier, në Tushemisht, Mentor Spahillari, punonjës policie me detyrë trup shërbimi pranë kësaj dogane dhe Edlir Pilinçi. Të tre këta persona akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”.