KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen të shumkërkuarit
arrestohen te shumkerkuarit

Arrestohen të shumkërkuarit

Në tre aksione të ndryshme në qytetet Tiranë, Durrës dhe Gramsh, policia e shtetit mundi të finalizojë arrestimin e pesë personave të shpallur në kërkim për “Trafikim të lëndëve narkotike dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e durrësit kanë bërë të mundur arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasve: Ilirjan Orhan 53 vjeç, Kridens Kërçuku 37 vjeç dhe Erald Zyka (Nasto) 34 vjeç, . Gjykata e Milanos në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale: ”Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Shkelje të ligjit për drogat”, parashikuar në nenet 648 dhe 73 të Kodit Penal Italian, në ngarkim të shtetasit Ilirjan Orhan; ”Shkelje të ligjit për drogat e kryer në bashkëpunim”parashikuar nënenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, në ngarkim të shtetasve Kridens Kërçuku dhe Erald Zyka(Nasto), Maksimumi i dënimit parashikohet 20 vjet. Ndërsa Seksioni për trafiqet e Paligjshme në kryeqytet ka bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim, Ermal Beka, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur në kërkim shtetasin Ermal Beka, në bazë të vendimit të datës 09.02.2015, e cila e ka dënuar me 3 vite heqje lirie. Ndërkaq një 41 jeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për “Trafikim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” u arrestua nga policia e elbasanit. Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Apelit Milano, me vendim penal, ka urdhëruar arrestimin për “Trafikim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga legjislacioni i Kodit Penal Italian. Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.