KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen tre persona, do kalonin në kufi 27 klandestinë

Arrestohen tre persona, do kalonin në kufi 27 klandestinë

Tre persona u arrestuan nga policia pasi po transportonin me mjetet e tyre 27 klandestinë me kombësi siriane, irakene dhe sudaneze, të cilët vinin nga një kamp i qytetit të Selanikut dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare. Ata u kapën në afërsi të kryqëzimit të Vërdovës, teksa ishin duke transportuar 27 klandestinët, mes të cilëve edhe 12 fëmijë. Burime policore bënë me dije se kanë qenë informacionet konfidenciale ato të cilat bënë të mundur organzimin e operacionit “Vërdova” dhe kapjen e rastit. Tre të arrestuarit u kishin premtuar shtetasve të huaj se do t’i ndihmonin për të shkuar drejt vendeve të BE-së, duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kundrejt shumës prej 1200 eurosh për personat e rritur dhe 600 euro për fëmijët. Të 27 klandestinët janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në Babrru, ndërsa policia ka sekuestruar 3 automjete, si dhe 4 aparate celularë.