KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestohet ‘gjenerali’ i trafikut të emigrantëve nga Libia
libi

Arrestohet ‘gjenerali’ i trafikut të emigrantëve nga Libia

U ekstradua në Itali shtetasi i Eritresë Medane Jehdego Mered, i ashtuquajturi “gjenerali” i trafikut të njerëzve nga Libia drejt Italisë. Koka e trafikut të paligjshëm u ndalua në Sudan me kërkesën e prokurorëve italianë të Palermos. Besohet se Mered është personi që organizoi udhëtimin e anijes së fundosur në afërsi të ishullit italian Lampeduza tetorin e vitit 2013, ku vdiqën 360 emigrantë nga Eritreja dhe Somalia. Në gjurminin dhe kapjen e tij ndihmuan hetues britanikë. 35-vjeçari, sipas mediave italiane, është i martuar me një bashkëkombase te tij, rezidente në Zvicër, me të cilën ka edhe një fëmijë.