KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestohet i shumëkërkuari i klanit mafioz të Kamorras
Roberto Manganielo

Arrestohet i shumëkërkuari i klanit mafioz të Kamorras

Një boss i klanit mafioz të Kamorras është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga oficerë policie të maskuar si shpërndarës picash, të cilët dorëzuan ushqim në shtëpinë ku ai po shikonte një ndeshje futbolli. 35 vjeçari Roberto Manganielo ishte në arrati që nga viti 2013. Ai konsiderohej si një nga 100 kriminelët më të kërkuar në Itali, pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2004 në Napoli. Manganielo u arrestua mbrëmjen e së shtunës ndërsa po shihte ndeshjen e futbollit mes Napolit dhe Interit, kur oficerët e policisë, të veshur si shpërndares picash, trokiten në derën e apartamentit nga ku ai drejtonte një biznes droge dhe zhvatjeje. Një 30 vjeçare nga Napoli u arrestua së bashku me të. Mangaiello nuk u rezistoi forcave të policisë. Ministri i Brëndshëm Anxhelino Alfano e përshëndeti arrestimin, duke e konsideruar atë si një goditje të rëndë për Kamorran.