KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet për “shpërdorim detyre” ish-kryetari i Komunës Levan
Arrestohet ish-kryetari i Komunës Levan

Arrestohet për “shpërdorim detyre” ish-kryetari i Komunës Levan

Policia e Fierit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të këtij rrethi e cila dënoi me “ Arrest me burg” ish-kryetarin e Komunës Levan dhe 2 ish-zyrtarë të tjerë të asaj njësie administrative. Xheladin Malaj, me detyre ish kryetari komunës Levan,  dhe bashkëpunëtorët e  tij akuzohen se në mënyrë të jashtligjshme, me dokumenta të fallsifikuara i kanë dhënë një pronë një shtetasi i shpallur në kërkim.  Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave” .  Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, mbi kallëzimin e administratorit të kompanisë private “G….C…Konstruksion”. Ish këshilli i komunës i pezullon dhe aktivitetin kompanisë “G…C…Konstruksion”, me pretendimin se ushtronte aktivitetin në tokën private të një shtetasi, pronë e përfituar jashtë ligjit.