KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet komandant “Daja”
Arrestohet komandant "Daja"

Arrestohet komandant “Daja”

Ish-deputeti i parlamentit të Kosovës Azem Syla është dorëzuar në kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Njoftimin e japin burime mediatike që citojnë avokatin e tij. “Azem Syla është në dorën e policisë, ndodhet rrugës për në Prishtinë” i tha avokati i tij Tomë Gashi gazetës Express. Emri i Azem Sylës është në krye të një liste me 51 përsona që janë shpallur në kërkim në një aksion të përbashkët mes EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ata janë të dyshuar për përfshirjen në një proces të jashtëligjshëm duke shpronësuar tokë me rreth 30 milionë euro, të cilat figuronin  në emër të disa shetasve serbë që jetonin në Kosovë. Azem Syla njihet si një nga komandantët kryesorë të UÇK me pseudonimin “Daja”. Deri tani në operacionin e EULEX-it ku janë përfshirë 350 policë, janë arrestuar 6 nga 52 persona.