KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Vlorë

Arrestohet kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Vlorë

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Vlorë është arrestuar nga policia, pasi duke shpërdoruar detyrën ka lejuar një ndërtim të paligjshëm. Në Bëhet fjalë për një bllok ndërtesash 6, 11 dhe 12 katëshe në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, të cilat janë ndërtuar pa asnjë leje nga kompania “Endriu 008”. Kallzimi është bërë në prokurori nga disa qytetarë, të cilëve u është marrë prona.  Bashkë me kreun e INUV, janë ndaluar dhe disa zyrtarë të tjerë të INUV si dhe ndërtuesi i objektit.
Kohët e fundit janë njoftuar mjaft ndalime mes zytarëve dhe ndërtuesve të cilët kanë abuzuar me ndërtimet pa leje. Por shumica e tyre janë liruar.