KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet një 52-vjecar për peshkim të paligjshëm
Arrestohet një 52-vjecar për peshkim të paligjshëm

Arrestohet një 52-vjecar për peshkim të paligjshëm

Policia e Shkodrës arrestoi një 52-vjeçar i cili po peshkonte në Liqenin e Shkodrës duke përdorur gjenerator. Ky arrestim u realizua prej policisë në bashkëpunim me inspektorët e Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Autorit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një varkë me gjatësi 5 metër, motorri i ujit dhe një gjenerator. Goditja e peshkut nëpërmjet energjisë elektrike është një nga mënyrat e kundraligjshme të përdorura shpesh në liqen, një mënyrë që sipas ekspertëve e shkatërron tërësisht faunën.