KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestohet një nga autorët e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris
sulmet e parisit

Arrestohet një nga autorët e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris

Autoritetet marokene kanë njoftuar arrestimin e një shtetasi belg me origjinë marokene që dyshohet të ketë lidhje me autorët e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 persona. Ministria e brendshme marokene, bëri të ditur se i dyshuari, i cili u ndalua pranë Kazablankës, ka lidhje direkte me disa nga agresorët e Parisit. Mendohet se ai ka udhëtuar për në Siri me një nga kamikazët që hodhi veten në erë në Sant Deniz, afer stadiumit Stad dë France në Paris. Ndërsa ndodhej në Siri, ai iu bashkua filialit sirian të Al-Kaedes, Al-Nusras, dhe me pas u lidh me të ashtuquajturin shteti islamik, në radhët e të cilit ai iu nënshtrua stervitjes ushtarake dhe krijoi lidhje edhe me krerët e këtij grupi.