KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet një prej grabitësve të BKT-së Vlorë
Arrestohet një prej grabitësve të BKT-së Vlorë

Arrestohet një prej grabitësve të BKT-së Vlorë

Grabitja e Bankës Kombëtare Tregtare në Vlorë e ndodhur mesditën e 11 korrikut, tashmë ka autorë. Dy persona janë identifikuar si grabitësit e bankës, ndërsa policia e Vlorës njoftoi se tashmë njëri prej tyre është pas hekurave. Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë, e banues në Vajzë te Vlorës është arrestuar, ndërsa po punohet për kapjen e shtetasit G.Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë . Hetimet kanë vertetuar se Kostandinos Shakaj, person me preçedentë të mëparshëm penale në bashkëpunim me shtetasin G.Gj, më datë 10 korrik kanë vjedhur automjetin tip “Benz-Mercedes-2500” me targë të huaj 435 AJL 06, të cilin e kanë përdorur për të kryer vjedhjen e bankës së nivelit të dytë “BKT” Vlorë. Nën kërcënimin e armëve në këtë grabitje në bazë të inventarit të brendshëm të bankës u deklaruan të vjedhura 6 milionë lekë e 33.695 euro.