KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet një prokuror për korrupsion
"Tempesta" , arrestohen 17 persona

Arrestohet një prokuror për korrupsion

Policia ka arrestuar të martën një prokuror në prokurorinë e Krujës,i cili ka tentuar që të ndryshojë klasifikimin e një vepre penale ndaj një të pandehuri në këmbim të një shume parash. Sipas policisë prokurori Haxhi Giu, 55 vjec ka marrë 29 mijë euro, për të ndryshuar akuzën nga “trafik të lëndëve narkotike”, në  “moskallëzim të krimit” për një të pandehur. Bashkë me prokurorin është arrestuar edhe vëllai i të pandehurit i cili ka ofruar shumën. Ndalimi i tyre vjen pas dy muajsh hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me task forcën e policisë.