KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet polici Zef Mirashi. Transportonte lëndë narkotike
zef mirashi 10 kg droge arrestohet ish polici vermosh

Arrestohet polici Zef Mirashi. Transportonte lëndë narkotike

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MPB arrestoi mbrëmjen e kaluar punonjësin e policisë Zef Mirashi, 49 vjeç, duke transportuar një sasi lënde narkotike. Mirashi, i cili mbante gradën nënkomisar, ishte me detyrë Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër. Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin “Porosia”, duke arrestuar shtetasin Nadir Shiroku, 45 vjeç, nga fshati Juban i Shkodrës. Ky person rezulton të jetë njeriu që përgatiste e montonte minat me telekomandim, që u kapën më 26 mars në një operacion ku në pranga ranë edhe tre persona si dhe një sasi mjetesh shpërthyese si dhe një snajper. Policia e shtetit arrestoi në flagrancë tre persona të cilët posedonin armë, municione dhe një sasi lënde narkotike. Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë së Elbasanit dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Kozma Naska”, Lagjia 5 Maji, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Tre armë zjarri automatik, 130 copë fishekë, model 56 dhe 250 gramë Cannabis Sattiva.