KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet zjarrëvënësi, motivi: konflikt për radhën në spital

Arrestohet zjarrëvënësi, motivi: konflikt për radhën në spital

Policia e kryeqytetit ka kryer arrestimin e personit që shkaktoi tragjedinë në pavionin e hemodializës në Spitalin amerikan paraditen e 25 korrikut. Nga flakët humbën jetën dy paciente femra të cilët po merrnin shërbimin në këtë pavion, ndërsa 3 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë. Sipas policisë mes të plagosurve është dhe infermierja me inicialet S.B 34 vjeç banuese në Berat.

Një ditë pas ngjarjes policia thotë është kryer arestimi Lefter Canajt, banues në Tiranë, dhe konfirmon tezën e shishes me benzinë dhe tentativës për të djegur pacientin.

Ato që janë të paqarta janë motivet që mund të kenë nxitur 57 vjeçarin të kryente këtë veprim të rëndë me pasojë dy viktima por jo zyrtyarisht dhe nga ato që thonë dëshmitarët ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për radhën e poltronit në pajisjen e Hemodializës. Sipas versionit zyrtar ë policisë Flakët kanë përfshirë të gjithë pavionin e Hemodializës, ku nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambjent kanë gjetur vdekjen shtetaset: • Sanije Sulaj, 65 vjeçe, banuese në Mamurras. • Anife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç. Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur të dëmtuar shtetasit: • D. Saraçi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. • Lefter Canaj, 57 vjeç, banues në Tiranë • S. B., 34 vjeç, banues në Berat. Canaj do të hetohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shkatërrim të pronës me zjarr”.