KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Arrëthyesi i artë” për balerinët shqiptarë
“Arrëthyesi-i-artë”-për-balerinët-shqiptarë

“Arrëthyesi i artë” për balerinët shqiptarë

Lo Schiaccianoci d’Oro” apo trofeu “Arrëthyesi i artë” është një nga vlerësimet më të larta në fushën e baletit në Europë. Ky trofe prej dy ditësh ndodhet në duart e Trupës së baletit shqiptar e cila pati fatin ti dorëzohej nga një prej legjendave të baletit italian dhe botëror e pikërisht Carla Fracci. Në kthim në atdhe drejtori i teatrit të operas dhe baletit Ilir Kerni dhe një prej solistëve të trupës Ledia Sulaj me mund i përmbajnë emocionet. Ndërsa Ledia rrëfen takimin me legjendën e baletit botëror…castet intime me të.

Kerni vetë një yll i historisë së baletit shqiptar rrëfen se ky është një shpërblim për gjithë brezat e balerinëve në historinë 60 vjeçare të baletit në Shqipëri.

Teksa trupat e baletit në shumë vende të Europës janë plot me solistë shqiptare “Arrëthyesi i Artë” është një nga nderimet më të mëdha që i bëhet laboratorit të zhanrit të baletit në Shqipëri si një shkollë nga e cila kanë dalë talente të denja për shkëlqimin e skenave europiane.