KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Arrigo Saki në mbështetje të kuqezinjve: Kur njerëzit japin gjithçka, meritojnë vetëm lavdërime
Arrigo Saki në mbështetje të kuqezinjve: Kur njerëzit japin gjithçka, meritojnë vetëm lavdërime

Arrigo Saki në mbështetje të kuqezinjve: Kur njerëzit japin gjithçka, meritojnë vetëm lavdërime

Direkt, por edhe indirekt, kombëtares shqiptare të futbollit, po i vinë mbështetje në prag të takimit të dielën me Rumaninë. Ish traineri historik i kombëtares italiane Arrigo Saki, një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror, sikurse e konsideron kryeministri Rama, i ka dërguar këtij të fundit një mesazh mjaft të ngrohtë. “I dashur Edi, jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe një futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime. Një përqafim të fortë!” i shkruan Saki kryeministrit Rama në mesazh, përmbajtje e të cilit zbulohet në Fejsbuk.