KRYEFAQJA » LAJME » Arrihet marrëveshja, BKH do të varet nga Prokuroria e Përgjithshme
Arrihet marrëveshja, BKH do të varet nga Prokuroria e Përgjithshme

Arrihet marrëveshja, BKH do të varet nga Prokuroria e Përgjithshme

Mosmarrëveshjet midis mazhorancës dhe opozitës mbi Byronë Kombëtare të Hetimit, duket se kanë marrë fund. Në mbledhjen e Komisionit të Reformës në Drejtësi, palët kanë rënë dakord që ky institucion të jetë në varësinë e Prokurorisë së Përgjithshme. Lajmi i publikuar në disa media, ka filtruar nga brenda mbledhjes, ndonëse punimet e saj po zhvillohen me dyer të mbyllura. Kjo ka qenë ndër çështjet më të debatuara mes të majtës dhe të djathtës. Të dy palët kanë deklaruar se janë të gatshme t’u japin fund mosmarrëveshjeve  dhe të miratojnë reformën në drejtësi mjaftë e kërkuar nga ndërkombëtarët.