KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrin në 110 numri i viktimave në Tianxhin
Tragjedi në Kinë

Arrin në 110 numri i viktimave në Tianxhin

Numri i viktimave nga zjarri në qytetin port Tianxhin të Kines i kaloi 110, ndërsa autoritetet vazhdojnë evakuimin e banoreve të zonës përreth. Kjo masë u mor pasi u pohua se nga zjarri janë lëshuar në ajër lëndë të rrezikshme për shëndetin. Ngjarja konsiderohet si nga më tronditëset vitet e fundit në Kinë.