KRYEFAQJA » LAJME » ARRSH:Ka sinjalistikë,mungojnë fondet
ARRSH:Ka sinjalistike,mungojne fondet

ARRSH:Ka sinjalistikë,mungojnë fondet

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën përgjegjës fondet e munguara për përfundimin e punimeve në disa prej akseve e rrugëve kombëtare dhe jo mungesën e sinjalistikës që çon në rastet e aksidenteve. Drejtori i Mirëmbajtjes së rrugëve, pranë ARRSH-së, Spartak Tarka, në një intervistë për TVSH-në, thotë se sinjalistika kryesore është prezente në 3840 km e akseve kombëtare, por financimet janë vetëm 3 milion dollarë nga 100 milion që nevojiten.

Tarka thotë se në dy prej akseve kryesore ai nga Hani i Hotit deri në Vorë dhe nga Durrësi në Kapshticë, kontraktorët kanë realizuar 80 % të punimeve për mirëmbajtjen dhe sinjalistikën, por financimet janë vetëm 30 %. Levrimi i fondeve mbetet problemi më i madh, ndonëse sipas tij, ka një rifreskim të sinjalistikës bazë në akset që kanë një fluks qarkullimi.