KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » ARSH: Tuneli i Kalimashit vepër e rëndësisë së veçantë
ARSH: Tuneli i Kalimashit vepër e rëndësisë së veçantë

ARSH: Tuneli i Kalimashit vepër e rëndësisë së veçantë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të mirëmbajë Tunelin e Kalimashit, veprës kryesore të “Rrugës së Kombit” deri në hyrjen në fuqi të kontratës së mirëmbjatjes me koncensionarin turk, “Vendeka Bilgi”, bënë të ditur burime zyrtare. Sipas Spartak Tarka, drejtor i standarteve pranë ARRSH, për aq kohë sa nuk ka një afat të caktuar për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, mirëmbajtja e tunelit konsiderohet e domosdoshme pasi klasifikohet si vepër e rëndësisë së veçantë.
Shpallja e tenderit 165 milionë lekë nga Agjensia e Prokurimeve, për mirembajtjen e Tunelit të Kalimashit, në një kohë kur ministria e transportit dhe infrastrukturës zgjodhi fituesin për mirembajtjen e “Rrugës së Kombit” solli reagime të shumta. Disa ekspertë thanë se ky tender mund të ishte shmangur, pasi krijon kosto të dyfishta për një shërbim që pritet të merret brenda pak kohësh. Në media ka patur komente të shumta rreth kësaj çështjeje duke e paraqitur edhe si aferë korruptive. Më së shumti debati është përqëndruar rreth faktit se përse mirëmbjatja e kësaj vepre duhej dhënë me konçesion, kur ajo është ndërtuar me fonde publike. “Eshtë njësoj sikur të blesh shtëpi dhe pastaj të paguash qera” u shpreh një specialist.